Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Zjarret në Maui, guvernatori pret “rritje të konsiderueshme” të numrit të viktimave

Gazeta10
13 August 2023 - 9:50

Deri më tani 89 persona janë konfirmuar si viktima në zjarrin Maui që rrafshoi qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA brenda shekullit.

Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawait, Josh Green, ndërsa punëtoret mjekoligjorë vazhdojnë për identifikimin e viktimave.

Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë strehohen përtej ishullit pasi u larguan nga flakët.

Zjarri do të jetë “fatkeqësia më e keqe natyrore që Hawaii është përballur ndonjëherë”, tha Green

“Ne mund të presim dhe të mbështesim vetëm ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t’u sigurojmë atyre strehim dhe t’u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t’i drejtohemi rindërtimit”, vijoi ai.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.