
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se alarmi duhet të jetë më i madh për situatën me zjarre në Prevallë dhe të kërkohet ndihmë nga KFOR-i për intervenime nga ajri.
Ai tha se kjo çështje po trajtohet me neglizhencë derisa thotë se përballja e zjarrfikësve me këto zjarre dhe mjetet që kanë nuk është e mjaftueshme.
“E dhimbshme çfarë po ndodh me Prevallën! Prevalla duhet të jetë alarm për të gjithë, pushtetin qendror, lokal dhe të gjitha institucionet tjera. Prevalla nuk është thjesht një mal apo një fushë, është pasuri kombëtare e cila pret shumë të sëmurë dhe turistë. Alarmi duhet të jetë më i madh, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq neglizhencë dhe flakët të lihen në mëshirën e fatit. Bizneset dhe banorët atje janë në panik serioze. Përballja e zjarrfikësve me ato mjete që kanë nuk është e mjaftueshme. Duhet intervenime nga ajri, dhe atë mundësi duhet ta kërkojnë nga KFOR-i dhe nga shtetet mike. Qëndrojmë në krah të zjarrfikësve, të cilët meritojnë përkrahje maksimale dhe mirënjohje”, ka shkruar ai.