
Raporti: Saranda Aliu/Kanal10
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve i ka gjetur ata të zhgënjyer nga kushtet e punës dhe paga që marrin. Derisa, më parë u paguhej edhe rrezikshmëria, tashmë e njëjta u është hequr me koeficientin e ri të pagave. Ata ankohen se nga viti i kaluar, qeveria ende nuk ia ka kompensuar as orët jashtë orarit, ndërrimet e natës e festat. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ata kanë paralajmëruar protestë.
Stazhi mbi dy dekada të punës i shihet edhe në fytyrë.
Enver Asllani i ka kaluar 22 vite të jetës së tij në shërbim të qytetarëve, si zjarrfikës.
Rreziqet e kushtet jo të mira të këtij profesioni, thotë se paksa e kanë lodhur, por kjo nuk e ka shtyrë 50 vjeçarin ta lë punën, ashtu siç kanë bërë shumë prej kolegëve të tij.
Thirrjeve të mijëra rasteve urgjente i është përgjigjur, por një nga to thotë se asnjëherë nuk e harron.
E në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, thonë se nuk kanë arsye të festojnë.
Me koeficientin e ri, thonë se pagat u janë nivelizuar, por që katër muaj atyre nuk u paguhet rrezikshmëria.
Nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të mos plotësohen, ata kanë paralajmëruar protesta.
Ndonëse, Qeveria e Kosovës ka bërë rritjen e koeficientit të pagave, policët dhe zjarrfikësit e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, për shkak se të njëjtat sipas tyre u kanë dal më të ulëta se më herët.
Ata thonë se me koeficinetin e ri u janë larguar shtesat e rrezikshmërisë, që më parë i kanë marrë nga 107 euro.