Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri i madh te Tregu i Gjelbërt, policia jep detaje

Gazeta10
20 February 2025 - 8:43

Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale.

Në vendngjarje ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, për Gazeta10 ka thënë se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.

Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.

‘Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.