Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në Lipjan, deklarohet policia: Zjarrfikësit janë në vendngjarje, po merremi me rastin

Gazeta10
15 July 2025 - 17:35

Më herë u raportuar për një incident zjarri që ka ndodhur në një depo në Lipjan. Rreth kësaj është deklaruar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se ata së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:30.

Në përgjigjen e policisë theksohet edhe se në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale.

‘‘Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibrahim Rugova në Lipjan.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale’’, thuhet në përgjigjen e policisë./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.