Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri përfshin objektin e një kompanie në Ferizaj, publikohen pamjet

Gazeta10
20 Nëntor 2025 - 9:49

Mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë objektin e një kompanie në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Veseli po ashtu njoftoi se nga ky incident zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot, rreth orës 09:15 kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.