Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ZKA-ja nis auditimin e Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm në 4 komuna

Gazeta10
23 November 2026 - 16:07

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nisur auditimin e performancës për planifikimin dhe zbatimin e Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm në komunat e Pejës, Istogut, Podujevës dhe Gjilanit.

Sipas njoftimit të ZKA-së, auditimi do të përqendrohet në vlerësimin e mënyrës se si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me komunat përkatëse, e ka planifikuar këtë program dhe nëse planifikimi është bazuar në nevojat reale të qytetarëve.

Po ashtu, do të shqyrtohet nëse fondet publike janë menaxhuar në mënyrë efektive për realizimin e kontratave të banimit social dhe të përballueshëm.

Auditimi synon të vlerësojë planifikimin dhe zbatimin e programit, si dhe përdorimin e parasë publike në këtë fushë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.