
ZKM ka lëshuar një komunikatë për darkën e sotme të kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi. Ndër të tjera, Zyra e Kryeministrit ka thënë se në takim është diskutuar edhe për aktualitetin politik, përfshirë zgjedhjet e reja.
“Krahas kësaj, u diskutua edhe për aktualitetin politik, ecjen e Republikës së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, dhe për mundësitë për zgjedhjet e reja në të ardhmen e afërt, teksa Qeveria ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të saj.”
Kurti ka falënderuar Krasniqin dhe Tahirin që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për darkë dhe shtoi se është interesuar të takojë edhe përfaqësues të partive tjera politike.
“Kryeministri Kurti falënderoi udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, që ju përgjigjen pozitivisht ftesës për një darkë pune sonte. Ai është i gatshëm dhe i interesuar që të takojë edhe përfaqësuesit e partive tjera parlamentare për të zhvilluar diskutime të ngjashme me ato të sontshme”, thuhet në njoftim.