
Analisti politik, Petrit Zogaj konsideron se Qeveria e Kosovës me refuzimin për shtyrjen e vendimit për target e automjeteve, po lë prapa shumë çështje të rëndësishme, dhe se me këtë qëndrim sipas tij, ajo nuk ështe e gatshme të dialogoj as me aleatët ndërkombëtarë se si do të vazhdohet tutje.
Zogaj në Prime Time e ka quajtur të papërgjegjshme Qeverinë e vendit, për siç ka thënë ai kryeneqësinë ndaj refuzimit për shtyrje të vendimit për targat, shkruan Gazeta10.
“Refuzimi për shtyrje është një llojë sinjali nga Qeveria e Kosovës që nuk është e gatshme të dialogoj me SHBA-në më së shumti por edhe me BE-në, lidhur me planin se si do të vazhdohet tutje. Është e papërgjegjshme që pas gjithë atyre kërkesave, vazhdohet një llojë kryeneqësie ku çështja e targave mbetet shumë larg në agjendë, derisa çështjet tjera janë jashtëzakonisht më të rëndësishme”, tha Zogaj në Prime Time. /Gazeta10