Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zvicër: Këshilli Federal refuzon tatimin mbi trashëgiminë e madhe

Gazeta10
14 December 2024 - 8:39

Pasuritë e mëdha nuk duhet të tatohen më shumë për të financuar masat klimatike. Këshilli Federal hedh poshtë nismën e Rinisë Socialiste që kërkon një taksë 50% për trashëgiminë dhe dhuratat nga një shumë e përjashtuar prej 50 milionë lekësh.

Qeveria vendosi të premten të mos i propozojë një kundërpropozim nismës popullore “Për një politikë klimatike sociale të financuar në mënyrë të drejtë fiskale” (iniciativa për të ardhmen). Teksti u dorëzua shkurtin e kaluar, shkruan albinfo.ch.

Sipas iniciatorëve, kjo taksë do të sillte rreth gjashtë miliardë franga në vit. Dy të tretat e të ardhurave nga kjo taksë do t’i shkonin Konfederatës dhe një e treta për kantonet.

Por sipas Këshillit Federal, taksa do të sillte vetëm rreth 100 deri në 650 milionë. Përveç kësaj, nisma mund të çojë në një ulje të të ardhurave tatimore. Zvicra do të bëhej më pak tërheqëse për individët e pasur.

Nisma do të çonte gjithashtu në stimuj të gabuar për mbrojtjen e klimës. Dhe kjo do të krijonte pasiguri juridike./RTS

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.