Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester United.
Lajmi është konfirmuar para pak minutash, me porugezin që largohet me marrëveshje të dy anshme të arritur.
Kjo ndodhi pas problemeve të fundit mes palëve, si dhe pas intervistës së fundit të Ronaldos, atje ku sulmoi rëndë ish klubin e tij.
Ronaldo u rikthye te ‘Djajtë e Kuq’ në vitin 2021, pas një periudhe trivjeçare të kaluar te Juventusi.