Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Edin Kërveshi merr drejtimin e Ponte Prizrenit

Gazeta10
21 December 2022 - 17:07

Klubi basketbollistik Ponte Prizreni ka gjetur trajnerin e ri, pas ditë pas largimit të Arbnor Rifatit.

Bëhet fjalë për Edin Kërveshin, i cili nga sot do të jetë shef i shtabit teknik të skaudrës prizrenase.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Pontë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nga sot zyrtarisht Edin Kërveshi do jetë në krye të shtabit teknik të KB Ponte Prizreni ku së bashku me ndihmës trajnerin Rigon Hasi do ta udhëheqin skuadrën . Trajneri Kërveshi edhe në të kaluarën ishte për 4 sezone në skuadrën e Ponte Prizreni. Një falenderim i veçantë shkon për udhëheqësin e KB Bashkimi të cilët na mundësuan këtë kalim” thuhet në njoftimin e klubit.

Ponte Prizreni është në pozitën e gjashtë në tabelë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ku pas 13 ndeshjeve kanë gjashtë fitore e shtatë humbje.

Debutimin me Ponten, Kërveshi pritet ta bejë gjatë kësaj fundjave në përballjen kundër Trepçës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.