Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Lionel Messi largohet nga PSG

Gazeta10
01 June 2023 - 13:48

Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të sezonit në Ligue 1.

rajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier ka konfirmuar largimin e Messit nga “Parku i Princave”.

Galtier ka pohuar se Messi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në stadiumin “Parku i Princave” kundër Clermontit në fundjavë.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont” – tha trajneri Galtier.

35-vjeçari Messi iu bashkua gjigantit francez në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona.

E Barcelona është një nga destinacionet e ardhshme të Messit.

Për superyllin argjentinas të futbollit është interesuar edhe Al Hilal, klubi arab që ka ofruar pagë marramendëse

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.