
Manuel Akanji është përforcimi i ri i Manchester Cityt, raporton Gazeta10.
Mbrojtësi zviceran në ditën e fundit të merkatos ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ‘Qytetarët’, që e mban atë të lidhur në “Etihad Stadium” deri në vitin 2027.
"I love the way Manchester City plays" 💬
— Manchester City (@ManCity) September 1, 2022
Here's Akanji's first City interview 🎙 pic.twitter.com/wsP9k31xGW
Për shërbimet e Akanjit, Manchester City i ka paguar Dortmundin plot 17 milionë euro.
27-vjeçari është shprehur mjaft i lumtur me kalimin e tij te kampionët në fuqi të Anglisë.
“Më pëlqen mënyra se si Manchester City luan. Shikoj shumë ndeshje të Premierligës dhe shumë ndeshje të Manchester Cityt, pasi ata kanë qenë shpeshherë kampion në vitet e fundit. Mendoj se do të përshtatem shumë mirë në stilin e lojës së Cityt.” deklaroi Akanji.
Akanji ishte pjesë e Dortmundit që nga viti 2018, ku u transferua nga Baseli për shumën e 21 milionë eurove.
Akanji është reprezentues i Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2017 dhe deri më tani ka zhvilluar 41 ndeshje me ‘Helvetikët’.
Në këtë afat kalimtar, Manchester City ka transferuar futbollistët si Erling Haaland, Julian Alvarez, Kalvin Phillips, Sergio Gomez, Stefan Ortega dhe së fundmi Manuel Akanji. /Gazeta10/