
Reece James ka vazhduar rrugëtimin e tij me Chelsean, raporton Gazeta10.
Mbrojtësi anglez ka nënshkruar kontratë të re me ‘Blutë e Londrës’, që e mban atë të lidhur në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028.
Six. More. Years! 😍 pic.twitter.com/qP8mvKNDT7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 5, 2022
22-vjeçari është shprehur shumë i lumtur me vazhdimin e bashkëpunimit me ekipin londinez.
“Jam shumë i lumtur me kontratën e re dhe jam shumë falenderues ndaj tifozëve, kryesisë së klubit dhe ndaj çdokujt që është i përfshirë në ekip. Jam shumë i entuziasmuar për të ardhmen dhe jam i bindur se ne do të fitojmë shumë trofe. Jam rritur duke mbështetur këtë klub dhe jam pjesë e këtij klubi që kur kam qenë 6-vjeçar. Nënshkrova kontratën pasi ky është klubi në të cilin dua të jem pjesë.” deklaroi James.
James ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Chelseat, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në vitin 2019.
Deri më tani me ekipin londinez, mbrojtësi i krahut të djathtë ka zhvilluar bë total 128 ndeshje, ndërsa ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës. /Gazeta10/