Gazeta10

Zyrtare: Sergio Gomez anëtari më i ri i Manchester Cityt

Manchester City ka njoftuar marrëveshjen me Anderlechtin për Sergio Gomez, i cili ka nënshkruar për katër vite, raporton Gazeta10.

21-vjeçari spanjoll bashkohet me ekipin anglez nga Anderlecht, me mbrojtësin e majtë që ka bërë 49 paraqitje për klubin belg gjatë sezonit 2021-2022.

Poashtu mbrojtësi i krahut të majtë ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me 15 asistime në të gjitha kompeticionet në stinorin e kaluar.

Sergio e filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Barcelonës përpara se të largohej nga klubi katalanas për t’u bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund në fillim të vitit 2018.

Ai më pas kaloi dy sezone përsëri në Spanjë në huazim te Huesca duke ndihmuar klubin të fitonte promovimin në La Liga në fund të sezonit 2019/20 përpara se të bashkohej me Anderlecht në verën e 2021.

Gomez kishte një sezon të shkëlqyer individual nën drejtimin e ish-trajnerit të Anderlecht, Vincent Kompany.

Përveç Gomezit, City në këtë afat kalimtar ka transferuar futbollistë si Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Julian Alvarez. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë