Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zyrtarët komunalë të Gjilanit trajnohen për shuarjen e zjarreve në raste emergjente

Gazeta10
15 March 2024 - 12:20

Ky trajnim ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për ndërhyrje në raste emergjente.

Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmani,  tha se trajnimi po realizohet me qëllim të parandalimit dhe ndërmarrjes së hapave fillestar për fikjen e zjarreve.

Pjesëmarrëse gjithashtu ishte edhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, si dhe përfaqësues të tjerë komunal dhe të institucioneve publike.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarët komunalë të Gjilanit trajnohen për shuarjen e zjarreve në raste emergjente

Është realizuar trajnimi teorik dhe praktik bazik për shuarjen zjarreve, i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për ndërhyrje në raste emergjente.

Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah  Osmani,  tha se trajnimi po realizohet me qëllim të parandalimit dhe ndërmarrjes së hapave fillestar për fikjen e zjarreve.

Në këtë trajnim ishte edhe nënkryetarja e Komunës  Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve komunale e publike.

Derisa se si duhet intervenuar për fikjen e zjarrit me bombol me pluhur kanë ligjëruar Imri Azemi, përfaqësues nga Shoqata e Pensionistëve të TMK-së, FSK-së dhe simpatizantëve Elita./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.