Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtarisht nisin hetimet ndaj Komisionerit të BE-së për Zgjerim, favorizoi Serbinë gjatë negociatave

Gazeta10
20 January 2023 - 10:28

Parlamenti Evropian edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut, raporton Gazeta 10.

Deputeti holandez që inicoi kërkesën, është shprehur i lumtur.

“U kry. Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi” ka shkruar deputeti Reuten në Twitter.

Pavarësisht se ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE, Serbia ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të bllokut evropian. Në dhjetor 2021, Komisioni i BE-së hyri në bisedime anëtarësimi me Beogradin, pavarësisht tensioneve të pazgjidhura të Serbisë me ish territorin e saj të Kosovës.

Varhelyi tha më pas se “Serbia po bën një hap tjetër shumë të rëndësishëm përpara në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”

BE-ja, veçanërisht Franca dhe Gjermania, kanë qenë aktivisht, por pa sukses, duke i bërë presion presidentit nacionalist serb, Vuçiç për të detyruar vendin e tij për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe NATO-s kundër Rusisë. Ai i cilësoi ato si një ndërhyrje “brutale” në punët e brendshme të Serbisë.

Várhelyi, një qytetar hungarez dhe aleat i kryeministrit nacionalist të vendit, Viktor Orban, dyshohet se është në anën e Serbisë si në mosmarrëveshjen e saj me Kosovën, ashtu edhe në hezitimin e saj për të sanksionuar Rusinë në mënyrë që të rreshtohet me interesat e Orbanit.

Lajmi u raportua në të gjitha mediat ndërkombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.