
FC Ferizaj ka konfirmuar trajnerin e ri të skuadrës.
Bëhet fjalë për kroatin Andrej Panadic i cili karrieren e nisi me ekipin më të madh kroat, Dinamo Zagreb për 6 vite, për të kaluar në Bundesligën gjermane tek Hamburg e për të përfunduar në Austri tek Sturm Graz. Ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat edhe të Jugosllavisë gjatë viteve 1989-1990.
Ndërsa karrierën e trajnerit e ka filluar tek ekipa Radnik, pastaj në LASK Linz të Austrisë, Istra dhe së fundmi ishte në Rudar Velenje”.
Trajneri Panadic në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me trajner të rëndësishëm kroat si Niko Kovac, Ante Cacic dhe Zlatko Dalic. Vendimi për të nënshkruar me trajnerin Panadic, ka ardhur pas mbledhjes së Bordit Drejtues të FC Ferizajt.