
Zyrtarja e PDK-së, dikur ish deputete e kësaj partie, Besa Ismaili e ka uruar LDK-në në 33 vjetorin e themelimit të saj.
“Urime 33 vjetori për Lidhja Demokratike e Kosovës – partisë që sfidoi komunizmin të keqen më të madhe në historinë e shqiptarëve, dhe ndihmoi pluralizmin, lirinë dhe demokracinë në vend. GËZUAR!” ka shkruar ajo.
Ky postim i Ismailit, ka nxitur reagime në profilin e saj kryesisht nga votues të PDK-së. /Gazeta10