
Kinematografia ndërkombëtare që nga fillimi i këtij vitit ishte mjaft e pasur me filma. Projektet që janë publikuar e do të publikohen përgjatë kësaj vere, pa diskutim përfshijnë disa nga artistët më të njohur me famë botërore si Brad Pitt, Jane Fonda dhe Idris Elba.
Në një artikull të shkruar nga gazetari i BBC-së, Nicholas Barber, renditen 10 filmat që sipas tij duhet shikuar përgjatë muajit gusht, transmeton Gazeta10.
1. My Old School
Një dokumentar i Jono McLeod, paraqet një histori të çuditshme të jetës së 16 vjeçarit, Brandon Lee, i cili sipas shokëve të klasës po bënte jetë të dyfishtë në Glasgow në vitin 1993.
2. Luck
Regjisorja, Peggy Holmes, këtë verë ka sjellë një film të animuar për personin më me pafat në botë. Ani pse tingëllon si histori negative dhe e trishtë, Holmes ka premtuar se filmi “Luck”, që është dubluar nga Simon Pegg dhe Jane Fonda, është i mbushur me pozitivitet dhe frymëzim.
3. Mack & Rita
Filmi Mack & Rita paraqet një autore 30-vjeçare (Elizabeth Lail), e cila gjithmonë e kishte ndjerë vetën të ishte 70-vjeçare. Pasi viziton një punëtori në Palm Sprins, Lail, shndërrohet në mënyrë magjike edhe për nga fiziku në moshën që gjithmonë e ëndërronte. Në identitetin e saj të ri , ajo shndërrohet në një influencere të medieve sociale dhe e quan vetën si “glammy granny”.
4. Bullet Train
Aktori Brad Pitt është bashkuar me mikun e vjetër, David Leitch – regjisor i filmave aksion, në një projekt të ri filmik të titulluar Bullet Train. Pitt luan rolin e një vrasësi që dërgohet për të rrëmbyer një çantë nga një prej pasagjerëve në një tren japonez.
5. Blind Ambition
Blind Ambition është një dokumentar australian me regji nga Robert Coe dhe Warwrick Ross.
Dokumentari paraqet refugjatë që ikën nga Zimbabve në Afrikën e Jugut dhe gjenin punë si kamerierë, e më pas hapin ekipin e parë konkurrues të Zimbabvesë për degustimin e verës.
6. Emily The Criminal
Filmi paraqet një kriminele e cila përfshihet në një skemë të mashtrimit me kredit kartela, e organizuar nga Youcef, e që përcillet me drama të shkruara nga regjisori John Patton Ford.
7. The Feast
“The Feast”, është film horror me regji të Lee Haven Jones, i cili paraqet një darkë mes fermerëve dhe një politikani në fshatin Uells.
8. Three Thousand Years of Longing
Në një vend të mbijetesës të “etur për gjak” që vrapojnë rreth Australisë post-apokaliptike, një akademike e përulur angleze në një konferencë letërsie në Stamboll, tentohet të magjepset nga një xhind me plotësimin e tre dëshirave.
9. Bodies Bodies Bodies
Amandla Stenberg dhe Maria Bakalova luajnë rolin e një çift të ri që shkojnë në një festë në një shtëpi “hipstere” në pallatin e një miku të pasur.
Në orët e vona të natës, njëzetvjeçarët luajnë një lojë që quhet “bodies bodies bodies”, në të cilën vrasësi “vret” viktimat duke i prekur ato.
10. I Came By
Me regji dhe bashkë-shkrim nga Babak Anvari ky thriller kriminal prodhim i Netflix paraqet një artist grafiti – specialiteti i të cilit është të hyjë fshehurazi në shtëpitë e aristokratëve më të pasur të Britanisë dhe të bëjë disa dekorime të paautorizuara.
Për dhjetë filmat e renditur më lartë, mund të lexoni informata më të detajuar në shkrimin origjinal të BBC Culture. / Gazeta10