
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vizituar Kosovën, kësaj here për një arsye familjare.
Ajo ka marrë pjesë në një dasmë familjare në Pejë, ku është shfaqur me një veshje glamuroze.
Edhe pse ylli botëror nuk ka publikuar ende pamje nga dasma tradicionale, fotografi të saj janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Ndërkohë, detaje nga dasma janë bërë të ditura edhe përmes motrës së saj, Rina Lipa, e cila në dy InstaStory ka publikuar pamje të veshjeve tradicionale të nuseve.

