
Profesori Artan Nimani ka folur rreth mbajtjes së zgjedhjeve në vend, sikurse edhe e ka komentuar rezultatin zgjedhor që doli në fund nga këto zgjedhje që u mbajtën të dielen.
Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Profesori duke folur rreth rezultatit që kanë fituar partitë politike në vend është ndalur edhe të votat e PDK-së për të cilën ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë më keq nëse e shohim numrin e votave.
“PDK nominalisht ka humbur 150 mijë vota dhe kjo dëshmon se kjo parti asnjëherë nuk ka qenë më keq”, tha ai, duke shtuar se 100 mijë vota i ki vetëm nëse e vjerr setrën e Hashim Thaçit.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10