
Shtetasi kosovar, Dugjagjin Magjuni nga Beci i Gjakovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.
Sipas njoftimit të avokatit Arianit Koci në Facebook, burri i lindur më 10 maj 1979, fillimisht është ndaluar për verifikim, por pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.
“Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit. Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin”, shkroi Koci.