Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi

Gazeta10
13 August 2026 - 10:25

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Burime të Kanal10 tregojnë se Fehim Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të  Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

Ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Po ashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa dyshohet se është angazhuar në grumbullimin e votave për mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.