Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS” – Flet Elshani

Gazeta10
09 November 2023 - 19:46

Qytetarët serb të Kosovës në veri të vendit vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet me targa të Kosovës duke i hequr ato ilegalet.  

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri sot 1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar për RTKlive se deri më sot janë regjistruar 1140 automjete. 

Sipas tij, interesimi për regjistrim të veturave është në rritje.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.