Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

3 vetura të djegura gjatë natës në veri, presidenca e fajëson këtë shtet për ngjarjet

Gazeta10
31 March 2023 - 10:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se në veriun e vendit janë djegur edhe tri vetura me targa RKS.

Të njëjtat iu përkasin komunitet serb e që kanë qenë të parkuara në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.

E për këtë nga Presidenca po e fajësojnë Serbinë sepse ajo po përpiqet të krijojë frikë tek qytetarët, raporton Gazeta10.

“Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa 🇽🇰. SRB po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, thuhet në postimin në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.