Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me veti edhe Radoiçiqin

Gazeta10
11 October 2026 - 21:31

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “flamuri serb do të valojë në Prizren”.

Përmes një reagimi në facebook, Hoti ka ndarë një foto tek busti i babit të tij Ukshin Hotit, ku nga aty i ka bërë thirrje Daçiqit që të vijë në Prizren, duke përmendur edhe Milan Radoiçiqin, ndërsa ka theksuar se për ta ka ende çështje të pazgjidhura me drejtësinë.

“Daçiq, eja në Prizren! Të presim! Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende. Janë do djem e vajza në Policinë e Republikës së Kosovës që ju presin”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se Prizreni është pjesë e Kosovës dhe se vendi është Republikë, duke rikujtuar përfundimin e luftës në vitin 1999 dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s.

“Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë. Dhe etjes suaj për pushtim, masakra e gjenocid i është dhënë fund në vitin 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s!”, ka deklaruar Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.