
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me Policinë Ushtarake Gjermane.
Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se përmes këtij trajnimi, pjesëtarët e FSK-së kanë avancuar aftësitë profesionale dhe operacionale në fushën e mbrojtjes së afërt, duke u përgatitur sipas standardeve të larta ndërkombëtare.
“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë vazhdon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të FSK-së”.