Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarm në Poloni/ Dyshohet për atentat ndaj kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, mblidhen me urgjencë shërbimet e sigurisë

Gazeta10
11 October 2026 - 18:09

Autoritetet polake janë vënë në gatishmëri pas marrjes së informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Pas sinjalizimit, u zhvillua një takim urgjent me përfaqësues të policisë, shërbimit për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë dhe Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, zëdhënësi i shërbimeve speciale, Jacek Dobrzyński, deklaroi se autoritetet po e trajtojnë çështjen me seriozitet maksimal dhe se ekziston një probabilitet i lartë që kërcënimet të realizohen.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje të mëtejshme mbi natyrën e kërcënimit apo personat që mund të qëndrojnë pas tij.

Ngjarja vjen në një periudhë kur Polonia po përballet me shqetësime të shtuara për sigurinë, mes rritjes së kërcënimeve ndaj figurave politike dhe tensioneve të lidhura me luftën në Ukrainë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.