Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump thotë se ka hyrë në fuqi “armëpushimi energjetik” Rusi-Ukrainë

Gazeta10
11 October 2026 - 17:44

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social, se ka hyrë në fuqi një marrëveshje armëpushimi lidhur me infrastrukturën energjetike midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Që nga ky moment, një ARMËPUSHIM ENERGJETIK në luftën Rusi-Ukrainë është në fuqi. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni! Faleminderit për vëmendjen. Presidenti DONALD J. TRUMP,” shkroi Trump.

Njoftimi i Trump duket se e gjeti në befasi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Njoftimi për një armëpushim është lajm i ri për mua. Por nëse rusët kanë rënë dakord për një armëpushim energjetik, Ukraina do të pranojë. Nëse presidenti Trump e ka aranzhuar këtë me Putin, ju lutem na tregoni se kur fillon armëpushimi – ne jemi gati dhe do ta pranojmë atë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Moska ende nuk ka komentuar për të konfirmuar detajet dhe kushtet e armëpushimit që Trump e shpalli në mënyrë të njëanshme në rrjetet sociale. Zelensky propozoi një marrëveshje, por me garanci të qarta

Deklarata e Trump vjen vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më herët sot se Ukraina është gati të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, me kusht që Rusia të ndalojë të gjitha sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Zelensky theksoi se çdo marrëveshje e tillë do të duhet të përfshinte “garanci reale”, duke shtuar se ndalimi i sulmeve kishte qenë i mundur edhe më parë, por se Vladimir Putin nuk e donte atë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.