Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Novosellë të Pejës

Gazeta10
11 October 2026 - 15:45

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në Novosellë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Pejë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete civile, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor gjendja e tyre shëndetësore është stabile-jashtë rrezikut për jetë”.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.