Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtrim fushor i FSK-së, fokusim në avancimin e kapaciteteve operacionale në luftë jokonvencionale

Gazeta10
12 October 2026 - 14:28

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe me institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, përmbyllën me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Ushtrimi u fokusua në avancimin e kapaciteteve operacionale në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e aftësive profesionale dhe specialistike, forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse, si dhe harmonizimin me standardet e Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve pjesëmarrës.

“VALOR SHIELD 2026” dëshmon progresin e vazhdueshëm të Operacioneve Speciale të FSK-së, të ndërtuara mbi vizionin strategjik dhe të mbështetura nga Operacionet Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ushtrimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një force profesionale, të qëndrueshme dhe të ndërveprueshme, të gatshme për të përmbushur misionin e saj në mbështetje të sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.