
Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malajn.
Në njoftimin e presidencës thuhet se ambasadori Malaj e uroi presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Shiroka-Pula, ndërkaq, theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën.
“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Presidenca bëri të ditur po ashtu se të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.