
Skuadra e Chelseat ka konfirmuar shkëuputjen e kontratës me pajtim të dyanshëm me futbollistin Ross Barkley, raporton Gazeta10.
Ross Barkley has left Chelsea by mutual consent.
Wishing you well for the future, Ross! 🤝— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 29, 2022
Barkley me Chelsean u bashkua në vitin 2018 si transferimi lirë duke bërë 100 paraqitje në total dhe shënuar 12 gola.
Te Chelsea ai erdhi nga Everton por në asnjë moment nuk ishte lojtar formacioni, duke qëndruar pothuajse gjithmonë në stol.
Me ardhjen e Todd Boehly si pronar, Chelseat kanë filluar një fushatë spastrimi duke larguar futbollistët e padëshiruar nga Tuchel.
Në ditët e fundit të tregut të transferimeve, Chelseat pritet të jetë shumë active pasi që pritët zyrtarizimi i Fofana si dhe afrimi në skuadër i ish-sulmuesit të Arsenalit, Aubameyang. /Gazeta10/