
Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 152 lindje, ndërsa në mesin e tyre janë regjistruar edhe 5 lindje me binjakë.
Sipas metodës së lindjes, 90 lindje kanë qenë spontane (natyrale), ndërsa 62 janë kryer me operacion cezarian (S/C).
Nga këto lindje kanë ardhur në jetë gjithsej 157 fëmijë. Prej tyre, 85 janë djem dhe 72 vajza.
Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës vazhdon të ofrojë kujdes profesional për nënat dhe të porsalindurit, me fokus në shëndetin dhe mirëqenien e tyre gjatë gjithë procesit të lindjes dhe pas saj.