Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik

Gazeta10
17 August 2026 - 13:08

Njësia e Motocikletave në kuadër të Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka vazhduar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor në tërë territorin e Rajonit të Ferizajt, përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Gjatë javës së kaluar, pjesëtarët e kësaj njësie kanë shqiptuar gjithsej 61 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, 12 tiketa janë shqiptuar për mosrespektim të shenjave të trafikut, 8 për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 7 për mosmbajtje të distancës së sigurisë.

Po ashtu, 5 shoferë të kamionëve janë gjobitur për shkelje të rregullave të peshores, ndërsa 29 tiketa janë shqiptuar për kundërvajtje të tjera në trafik.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit.

Sipas Policisë, kujdesi, përqendrimi dhe respektimi i rregullave të trafikut janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.