
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në Kanal10 qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre në sondazhin e shpallur në YouTube dhe përmes telefonatave në lidhje direkte me gazetarin Arben Ahmeti, me pyetjen “A duhet të interferojnë Kosova dhe Shqipëria në punët e njëra tjetrës?”.
Në telefonatat live 80 % e qytetarëve u shprehën se shtetet duhet të interferojnë në punët e njëra tjetrës ndërsa 20 % prej tyre u shprehën se nuk duhet të përzihen në punët e njëra tjetrës.
Ndërsa nga sondazhi online në Youtube qytetarët kanë votuar me 80 % pro interferimit të Shqipërisë në Kosovë dhe 20 % kundër këtij interferimi.
Ndërsa në sondazhin e dytë të bërë në Kanal10 me pyetjen se “A ka Kosova kapacitet të refuzojë kërkesat amerikane” qytetarët mendojnë se Kosova nuk ka kapacitet të refuzojë kërkesat amerikane pasi ata kanë votuar me 93 % kundër dhe 7 % prej tyre mendojnë se Kosova ka kapacitetet ta refuzojë Amerikën në kërkesat e saj.
Më poshtë mund të ndiqni sondazhin: