Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë

Gazeta10
14 December 2023 - 17:21

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen E. Hyland.

I pari i LDK-së ka thënë se zyrtares amerikane i ka kërkuar që mbështetje e SHBA-së për Kosovën vazhdojë.

“I shpreha gjithë mirënjohjen tonë dhe anëtarësisë sonë, për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës. Në takim i kërkova që kjo mbështetje për Kosovën – për popullin tonë – të vazhdojë, veçmas në procesin e ndjeshëm dialogues me Serbinë, me qëllim të mbrojtjes së interesave tona shtetare, të përcaktuara në Kushtetutë e Deklaratë të Pavarësisë”, ka shkruar Abdixiku në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun e vendit.

“Drejtoreshës Hyland i shpreha dhe pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij. Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejrim”, ka shkruara ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.