
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) sot në ora 12:00 organizojnë një protestë gjithëpopullore në shenjë revolte ndaj vendimit në Hagë.
Protesta po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë veteranë, familjarë dhe qytetarë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në këtë tubim.