Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Geci: Shokues por i pritur vendimi në Hagë, të gjitha janë montime politike

Gazeta10
17 September 2026 - 22:38

Veterani i luftës, Sabit Geci, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë shokues por njëkohësisht të pritshëm.

I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Geci tha se vendimi nuk e ka befasuar plotësisht, duke iu referuar, siç u shpreh ai, mënyrës se si sipas tij janë zhvilluar proceset me prapavijë politike.

“Ishte shokues, po e kam prit. Çdo gjë që montohet politikisht, përfundon politikisht”, deklaroi Geci.

Geci foli edhe për një rast që, sipas tij, kishte ndodhur gjatë kohës sa ishte në burg në vitin 2004. Ai tregoi se në atë periudhë i kishte ardhur një shkresë për nënshkrim, por se kishte refuzuar ta pranonte.

Sipas Gecit, arsyeja e refuzimit ishte bindja e tij se bëhej fjalë për një proces të montuar politikisht.

“Kur isha në burg në vitin 2004, më ka ardhur një shkresë për nënshkrim. Nuk e kam pranuar, sepse kanë qenë montime politike”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.