
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar kundër vendimit të fundit në Hagë.
“Patjetër, i ftoj të gjithë të marrin pjesë”, ka thënë Endrit Thaçi.
Mbështetje për protestën ka shprehur edhe Klestori, djali i Kadri Veselit, i cili tha se çdo organizim që synon këtë çështje duhet të mbështetet.
“Pa dyshim, çdo organizim që e ka për qëllim këtë kauzë, e mbështesim”, është shprehur ai.