
Gazetari Nuhi Bytyqi duke komentuar dënimin e Gjykatës Speciale e cila i dënoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë ka theksuar se jo vetëm ai por edhe i gjithë populli shqiptar është i tronditur me vendimin ngase ai fyen popullin shqiptar, sakrificën e popullit, duke përfshi edhe NATO dhe bashkësinë ndërkombëtare, pasi ata e kanë bombarduar Serbinë ngase lufta jonë ka qenë çlirimtare
Ai komentet i bëri në emisionin POLITIKO në Kanal 10.
“Unë kam pritur që të gjithë të shpallen të pafajshëm”, tha ai duke shtuar sepse në asnjë mënyrë nuk mund të dënohen për krime lufte, apo si ‘ndërmarrje krimale’, dhe akuza e Prokurorisë se gjoja UÇK-ja i ka luftuar kundërshtarët ka qenë shumë e pavërtetë ngase LDK e ka mbështetur luftën e UÇK-së. /GAZETA10