
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, e ftuar sonte në emisionin “Politiko”, foli për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen gjyqësore në Hagë.
Jashari tha se kjo çështje, sipas saj, i tejkalon kufijtë partiakë dhe se qëndrimi ndaj UÇK-së për të përbën një obligim moral.
“Kjo çështje i takon të gjithëve, andaj unë do të flas në emër e jo të një partie. Për mua është obligim moral që t’i qëndroj dhe ta mbroj UÇK-në. Jam rritur me tregimin e bukur të rezistencës çlirimtare të UÇK-së. Është pjesë e rritjes dhe personalitetit që e kam formuar. Besoj jo vetëm unë, por shumë gjenerata të tjera”, deklaroi Jashari.
Duke iu referuar vendimit të fundit në Hagë,Jashari së e cilësoi ditën e djeshme si një nga ditët më të vështira për Kosovën.
“Gjykatë absurde, tërësisht e padrejtë.Ajo që e kemi parë dje është një prej ditëve më të vështira që ka kaluar Kosova”, tha ajo.
Jashari theksoi se qëndrimi i saj ndaj UÇK-së lidhet me përvojën dhe narrativën me të cilën është rritur, duke e paraqitur këtë qëndrim si një çështje që, sipas saj, shkon përtej përkatësisë politike.