
Gazetari Fidan Rama, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka folur për mënyrën se si shteti duhet të veprojë përballë zhvillimeve të fundit nga procesi në Gjykatën Speciale.
Rama tha se shteti është vonuar në këtë drejtim dhe se ndarja e një fondi, ndonëse e rëndësishme, nuk është e vetmja masë që mund të ndërmarrin institucionet.
“Shteti u vonua në këtë drejtim. Ne kemi diskutuar shpesh se çka mund të bëjë. Nuk mjafton me nda vetëm fond, sepse fondi është i rëndësishëm, por në esencë ka mekanizma të tjerë ligjorë që shteti mundet me i bërë, shembull përmes krijimit të komisioneve të veçanta”, tha Rama.