
U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.
Haxhiu ka thënë se mbrojtja e tyre është “detyrë qytetare dhe institucionale”, por ka kritikuar përdorimin e etiketimeve si “spiunë” dhe “tradhtarë” ndaj kundërshtarëve politikë apo qytetarëve.
Ajo ka bërë thirrje për maturi dhe ka theksuar se çdo person që posedon të dhëna për veprime që dëmtojnë interesin kombëtar apo shtetëror duhet t’ua dorëzojë ato organeve të sigurisë dhe drejtësisë.
“Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër. Vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin”, ka shkruar Haxhiu.
Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që në paraqitjet dhe veprimet publike të tregojnë maturi dhe të reflektojnë vlerat që, sipas saj, e karakterizojnë shoqërinë dhe kombin shqiptar.