Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesëmujorin e parë të 2026

Gazeta10
05 June 2026 - 18:00

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se ka vazhduar trendin pozitiv në mbledhjen e të hyrave tatimore gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026.

Sipas ATK-së, për periudhën janar–maj janë mbledhur gjithsej 517.4 milionë euro tatime, duke kaluar kështu mbi gjysmë miliard euro të hyra për buxhetin e vendit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore kanë shënuar rritje prej 57 milionë euro, që përkthehet në një rritje prej 12.4 për qind.

ATK thekson se kjo rritje është rezultat i aktiviteteve operative në terren, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave për luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda institucionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.