Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë: Mbështesim palëkundur të drejtat e njeriut

Gazeta10
05 June 2026 - 18:19

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se është krenar që sot është bashkuar me Paradën e 10-të të Krenarisë në Prishtinë.

“Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë përkrah komunitetit LGBTQ+ të Kosovës dhe aleatëve të tij, për të festuar barazinë, dinjitetin dhe për të pohuar se të drejtat themelore janë për të gjithë. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të jetojnë lirisht dhe pa frikë”, ka shkruar ai.

“Britania e Madhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e të drejtave të njeriut dhe përfshirë Kosovën dhe në të gjithë botën. Është frymëzuese të shohësh kaq shumë zëra të bashkuar në mbështetje të dashurisë, respektit dhe diversitetit”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.