Gazeta10

Borrell: Kosova është pajtuar për Asociacionin, negociatat fillojnë menjëherë

Pas përfundimit të takimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell në një adresim për medie ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është pajtuar që shumë shpejtë të nis një dialog me BE për të caktuar një formë për vetqeverisje të serbëve të Kosovës, raporton Gazeta10.

“Për nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell para gazetarëve në Ohër.

Borrell ka thënë se qëllimi ishte që Kosova e Serbia të pajtohen se si ta zbatojnë marrëveshjen për takimin e fundit në Bruksel.

“Marrëveshja është arritur, por sot ishte qëlllimi të pajtohemi se si të zbatohet. Na duhen hapa konkrete në atë që duhet bërë se si dhe kush. Sepse shpesh thuhet se djalli fshehet në detaje, andaj na është dashur agjend dhe kemi biseduar 12 orë për të. E them që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur. Palët janë pajtuar që do t’i zbatjonë të gjitha pikat e marrëveshjes. Ishin negociata të vështira. Ne jemi mbledhur këtu që të afrojmë palët dhe të ndërtojmë ura mes palëve. Qeveria e Kosovës është pajtuar që shumë shpejt të nis një dialog me BE për të caktuar një formë për vetqeverisje të serbëve të Kosovës”, ka thënë Borrel.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut
Capture-190-600x360-1
Vazhdojnë takimet në Bruksel për dinarin, tani ndaras