
Meti Alshiqi në emisionin “Prime Vera” në Kanal10 ka ndarë një moment personal teksa ka folur për pasionin e tij për futbollin dhe mbështetjen për Argjentinën në Kampionatin Botëror.
Ai tregoi se, ndonëse futbolli është i vetmi që i sjell kënaqësi më shumë se televizioni, dashuria për Argjentinën lidhej edhe me admirimin që nëna e tij ka për Lionel Messin.
“Kënaqësi më jep vetëm futbolli jo televizioni, në këtë Kampionat Botëror jom kon me Argjentinën, nana jem shumë e don Messin, edhe u qojke e falke sabahun edhe e kqyrke Messin”, tha Alshiqi.
Sipas tij, nëna e tij është një adhuruese e madhe e Lionel Messit, aq sa zgjohej herët për ta falur namazin e sabahut dhe më pas ndiqte ndeshjet e yllit argjentinas, një detaj që Alshiqi e ndau me humor gjatë rrëfimit të tij./Gazeta10